Grupi punues ndërinstitucional ne përbërje nga institucionet relevante qendrore te Republikës se Kosovës , ne kuadër te programit IPA FF Përmbytje dhe Zjarret ne Pyje, ishin pjese e punëtorisë ne kuadër te komponentit 2 “Menaxhimi i zjarreve ne pyje”.
Tema bosht e punëtorisë e udhëhequr nga ekspertet e CIMA Foundation pjesë e konsorciumit, ishte hartezimi i rrezikut përmes pjesëmarrjes dhe përpilimit te metodologjisë dhe udhëzuesit teknik për hartezimin dhe menaxhimin e zjarreve ne pyje.
Përfaqësues te Agjencisë se Pyjeve, Agjencinë e Mbrojtjes se Ambientit dhe Agjencisë Menaxhimit Emergjent ndanë eksperiencat me ekspertë te CIMA Foundation , njëherësh u zotuan te kontribuojnë ne procesin e arritjes se objektivave te programit , fillimisht ne raport me detyrimet qe burojnë nga ligjet përkatëse te institucioneve , e mbi te gjitha interesin publik dhe kontributin ne ruajtjen e ambientit nga zjarret.